Njė Komb
Njė Atdhe
Njė Gjuhė
Njė Flamur

NJOFTIM


Prishtinė 7 shtator 2010
Dega e OVL tė UĒK-sė nė Gjakovė, ju fton qė tė merrni pjesė nė ankandin publik, ku do tė shiten pikturat e piktorit tė nderuar z.Iljaz Avdiu. Ankandi ka qėllim humanitar dhe tė ardhurat i dedikohen veteranėve tė UĒK-sė, tė pastrehė.
Ankandi mbahet nė Sheshin 21 nė Prishtinė me 7 shtator 2010, duke filluar nga ora 20:00. I njėjti do tė transmetohet nė TV21.
Pėr kėtė fond ėshtė hapur edhe xhirollogaria: Banka Ekonomike nr. 1402-00000-1775938




Pėrkujtohen Dėshmorėt e Brigadės 121 Kumanova


Kleēkė 25 gusht 2010
Nė 12 vjetorin e rėnies sė komandantit tė Brigadės 121, Ismet Jashari Komandant Kumanova, nė Kompleksin Memorial nė Kleēkė, u pėrkujtuan tė gjithė dėshmorėt e kėsaj brigade. Nė prezencėn e mijėra qytetarėve, tė pranishmėve iu drejtua kryetari i OVL tė UĒK-sė Muharrem Xhemajli, i cili foli pėr rėndėsinė dhe rolin e Brigadės 121 Kumanova, duke shprehur edhe vendosmėrinė e plotė, qė OVL tė UĒK-sė, do tė vazhdojė rrugėn dhe idealin e Dėshmorėve tė Kombit.
Nė emėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, foli Rexhep Selimi, ndėrsa ish komandanti i ZO tė Pashtrikut Fatmir Limaj, foli pėr rėndėsinė e lirisė qė e sollėn kėta dėshmorė, qė i takonin ēdo shtrese tė popullit, si dhe angazhimet nė ndėrtimin e shtetit.
Tė pranishmit i pėrshėndeti edhe kryetari i Komunės sė Likovės, ndėrsa nė emėr tė familjarėve tė dėshmorėve tė Brigadės 121, foli Besim Qelaj, vėlla i Dėshmorit tė Kombit Agim Qelaj.
Pas pjesės foljore, u mbajt njė program i pasur artistik me kėngė, valle e recitale.




Ndahet nga jeta atdhetari Sabit Veseli


Broboniq 7 gusht 2010
Tė shtunėn nė vendlindjen e tij, nė fshatin Broboniq tė Mitrovicės, i ėshtė dhėnė lamtumira e fundit atdhetarit Sabit Veseli, i cili humbi jetėn tragjikisht nė njė aksident trafiku. Nė ceremoninė e varrimit morėn pjesė mijėra qytetarė, nė mesin e tė cilėve ishin edhe kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, pėrfaqėsuesit e OVL tė UĒK-sė, kryesuar nga kryetari Muharrem Xhemajli si dhe pėrfaqėsues tė tjerė tė jetės publike nė Kosovė.
Sabit Veseli ishte organizues i demonstratave tė vitit 1981 nė Mitrovicė, ku dėnohet me mbi 7 vjet burg politik, e mė pas i bashkėngjitet Lėvizjes Popullore pėr Republikėn e Kosovės, ku u shqua si aktivist, udhėheqės dhe organizator. Pas themelimit tė UĒK-sė, Sabit Veseli dha kontribut tė ēmuar qė nė fillet e saj.
Nė ceremoninė e varrimit, pėr veprimtarinė e Sabitit, mbajtėn fjalė rasti: bashėveprimtari Ramadan Avdiu, kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, Valbona Fazliu nė emėr tė fshatit tė tij tė lindjes, ndėrkaq nė emėr tė familjes tė pranishmit i falenderoi pėr pjesėmarrje Hysni Veseli.
Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, shpreh ngushėllime pėr familjen, veteranėt e luftės dhe pėr tė gjithė bashkėveprimtarėt dhe bashkėmendimtarėt e Sabitit.




Pėrmbyllen konsultimet pėr ligjin e vlerave tė luftės


Prishtinė 2 gusht 2010
Nė njė takim tė mbajtur sot me kryeministrin e Kosovės z. Hashim Thaēi, krerėt e organizatave tė dalura nga Lufta e UĒK-sė, kanė pėrmbyllur konsultimet rreth projektligjit pėr vlerat e luftės sė UĒK-sė.
Nė vjeshtė tė kėtij viti pritet qė i njėjti tė miratohet nė Kuvendin e Kosovės, ndėrsa zbatimi i tij do tė fillojė qė nga 1 janari i vitit 2011.




REAGIM kundėr bastisjes sė shtėpisė sė komandantit tė UĒK-sė Azem Syla


Prishtinė 29 korrik 2010
Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė reagon kundėr bastisjes nga ana e EULEX-it tė shtėpisė sė komandantit tė UĒK-sė Azem Syla.
Tė indinjuar e tė pakėnaqur me kėto veprime tė padrejta, ne konsiderojmė se kėto janė shkelje tė dinjitetit tė tė gjithė luftėtarėve tė UĒK-sė.
Kjo bastisje e bėrė me akuza tė fabrikuara nga njerėz me tė meta mendore, si dhe nė koordinim me Prokurorinė e Serbisė, tregon se ky mision ka degraduar plotėsisht, nė njė mision tė njėanshėm dhe si i tillė ėshtė i panevojshėm pėr Kosovėn.




REAGIM kundėr vendimit tė Dhomės sė Apelit tė Tribunalit pėr krimet e luftės nė ish Jugosllavi


Prishtinė 21 korrik 2010
Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, kundėrshton vendimin e Dhomės sė Apelit tė Tribunalit pėr krimet e luftės nė ish Jugosllavi, pėr shfuqizimin e vendimit tė vitit 2008, ndaljen nė paraburgim, si dhe vendimin pėr rigjykim tė bashkėluftėtarėve tonė Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.
Ky vendim i padrejtė, qė merret vetėm njė ditė para shpalljes sė mendimit tė GJND-sė pėr pavarėsinė e Kosovės, ėshtė i motivuar politikisht.
Botėrisht njihet dhe ėshtė argumentuar se lufta e UĒK-sė ka qenė e pastėr, ēlirimtare, e orientuar kundėr forcave tė njė shteti pushtues dhe gjenocidal.
Konsiderojmė se ky vendim i padrejtė ėshtė vetėm njė tentim pėr tė balansuar krimet qė Serbia ka kryer nė Kosovė dhe si i tillė pėr ne gjithmonė do tė jetė i papranueshėm.
Duke besuar nė pafajėsinė e secilit pjesėtar tė UĒK-sė, ne kėrkojmė lirimin e tyre tė menjėhershėm.




REAGIM kundėr deklaratės sė zv.shefit tė EULEX-it, Roj Riv, pėr mosdėrgimin e njėsiteve speciale nė veri tė Kosovės


Prishtinė 19 korrik 2010
Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, e kundėrshton ashpėr deklaratėn e fundit tė zv.shefit tė EULEX-it Roj Riv. Kjo deklaratė ėshtė nga mė tendeciozet dhe mė tė dėmshmet qė i kemi dėgjuar ndonjėherė nga ky mekanizėm ndėrkombėtar.
Deklarimi i hapur qė njėsitet e EULEX-it nuk do tė dėrgohen nė veri tė Kosovės, tregon se EULEX nuk ėshtė serioz dhe po e legjitimon njė ndarje tė heshtur tė veriut, duke e kundėrshtuar direkt integritetin e Shtetit tė Pavarur dhe Sovran tė Kosovės dhe duke legalizuar strukturat ilegale tė Serbisė.
Nė qoftė se EULEX vazhdon tė ndjek kėtė politikė tė dyftyrėsisė, tė dėmtimit tė shtetit Sovran pėr tė cilin derdhėn gjak mijėra bashkėluftėtarė tanė, ne si Organizatė, do tė shqyrtojmė mundėsitė e veprimit konform situatės sė krijuar.




Deklaratė pėr media e KD tė OVL tė UĒK-sė


Brod - Sharr 4 korrik 2010
Kėshilli Drejtues i Organizatės sė Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, nė mbledhjen e mbajtur me date 4 korrik 2010 nė fshatin Brod tė Komunės sė Sharrit, pėrveē diskutimit dhe miratimit tė raportit tė punės sė Kryesisė pėr periudhėn gjashtė mujore, analizoi edhe situatėn aktuale politike dhe tė sigurisė nė vend.
Kėshilli Drejtues i OVL tė UĒK-sė:
  • Pėrkrah veprimet e organeve shtetėrore, pėr shtrirjen e pushtetit nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės;
  • Kėrkon nga Qeveria e Kosovės qė tė jetė mė e vendosur nė mbrojtje tė sovranitetit tė shtetit;
  • Shpreh keqardhje pėr humbjen e jetės sė njė qytetari nė Mitrovicė me datė 2 korrik dhe kėrkon nga organet e sigurisė qė tė arrestojnė kriminelėt serbė tė cilėt hyjnė e dalin lirshėm nė Kosovė;
  • Kėrkon nga Kuvendi i Kosovės, si organi mė i lartė, qė tė kontrollojė punėn e Qeverisė dhe tė mos lejojė ndėrhyrje nga askush tjetėr;
  • Kėrkon nga tė gjithė faktorėt e politikės vendore qė tė sillen me seriozitet dhe pėrgjegjėsi kulmore, karshi momentit nėpėr tė cilin po kalon Kosova.





Reagim kundėr arrestimit tė veteranit Rezak Imeri


Prishtinė 25 qershor 2010
Arrestimi i veteranit tė luftės Rezak Imeri, ėshtė vazhdimėsi e gjahut tė EULEX-it, kundėr atyre qė kontribuan mė sė shumti pėr Kosovėn.
Duke parė ēdo ditė e mė tepėr, qė ky mision nuk ėshtė duke luftuar kontrabandėn dhe krimin e organizuar, si dhe tolerimin e strukturave ilegale tė financuara nga Beogradi, ne besojmė qė ky mision ėshtė i njėanshėm politikisht. I ardhur me mision tė mbėshtetjes sė sundimit tė ligjit, EULEX, nuk e ka tė qartė ende hartėn e Kosovės, duke lėnė pjesėn veriore tė saj, nėn ligjin e askujt dhe duke penguar strukturat vendore qė tė ndėrmarin masat e duhura pėr vendosjen e rendit dhe ligjit kushtetues nė tėrė territorin e Kosovės.
OVL tė UĒK-sė, e njohur ndėrkombėtarisht dhe anėtare e barabartė e federatave tė veteranėve evropian dhe botėrorė, beson thellė nė pastėrtinė e luftės ēlirimtare, e njėherėsh, konsideron se arrestimet e pjesėtarėve tė UĒK-sė, janė tė motivuara politikisht.
Duke besuar plotėsisht, nė pafajėsinė e Rezak Imerit si dhe tė tjerėve qė u arrestuan me motive tė njėjta, ne kėrkojmė lirimin e menjėhershėm tė tyre dhe ndėrprerjen e represionit tė EULEX-it ndaj pjesėtarėve tė UĒK-sė.
Dita ditės ky mision ėshtė duke e degraduar veten para popullit tė Kosovės, me ē’rast edhe ne kemi shtuar nivelin e angazhimin qė ky mision sa mė parė tė largohet nga Kosova.




Delegacioni i PDU-sė viziton OVL tė UĒK-sė


Prishtinė 16 qershor 2010
Delegacioni i Partisė pėr Drejtėsi dhe Unitet, i kryesuar nga kryetari Shpėtim Idrizi, ka vizituar selinė qendrore tė Organizatės, ku ėshtė pritur nga kryetari Muharrem Xhemajli me bashkėpunėtorė. PDU, pėrfaqėson ēėshtjen ēame nė Parlamentin e Republikės sė Shqipėrisė. Ky ishte takimi i parė i krerėve tė PDU dhe OVL tė UĒK-sė.
Arsyeja e ardhjes kėtu ėshtė pėrpjekja e popullit nė Kosovė, e cila ka ndryshuar rrjedhat historike tha nė mes tjerash z. Shpėtim Idrizi duke vazhduar Politika si kėtu si nė Shqipėri duhet ta ketė presionin pozitiv pėr tė punuar sa mė shumė nė ēėshtjen kombėtare. Ndėrkaq kryetari i Organizatės Muharrem Xhemajli, informoi tė pranishmit pėr organizimin e OVL tė UĒK-sė, misionin dhe synimet saj. Gjithashtu ai pasqyroi edhe aktivitetet e Organizatės nė pėrputhje me Programin e saj. Mes tjerash z.Xhemajli theksoi: E tėrė politika nė hapėsirėn mbarėshqiptare duhet tė punojė pėr kombin, nė kėtė rast edhe pėr ēėshtjen ēame, dhe tė lėnė anash interesat partiake dhe personale.
Palėt u dakorduan pėr thellimin e bashkėpunimit, nė tė gjitha sferat me interes kombėtar.




QMFR "Nėna Naile" ndan 40 bursa pėr studentė


Prishtinė 8 qershor 2010
Qendra pėr Mjekėsi Fizikale dhe Rehabilitim "Nėna Naile" Kllokot, me drejtor tė pėrgjithshėm z.Dardan Novosella, ka ndarė 40 bursa njėvjeqare pėr studentė tė kategorive tė luftės. Kryetari i OVL tė UĒK-sė Muharrem Xhemajli ka falenderuar z.Dardan Novosellėn pėr kontributin e dhėnė nė vazhdimėsi pėr kategoritė e luftės sė UĒK-sė. "Shpresoj qė edhe tė tjerėt qė kanė mundėsi tė ndihmojnė, do tė ndjekin shembullin e z.Dardan Novosellės" tha kryetari Muharrem Xhemajli, duke shtuar qė bursat do tė fillojnė tė ndahen nga muaji qershor, me kohėzgjatje njėvjeqare.




Komunikatė e Kėshillit Organizues tė Protestės


Prishtinė 31 maj 2010
Nė Mitrovicė u mbajt protesta e Organizuar nga Organizata e Veteranėve, Shoqata e Invalidėve dhe ajo e Familjeve tė Dėshmorėve tė Luftės sė UĒK-sė me moto: “Tė mbrohet sovraniteti i Kosovės” e jo edhe nga ‘Lėvizja Vetėvendosje’ siē ėshtė thėnė nė disa media. Protesta ėshtė pėrkrahur nė mėnyrė deklarative nga disa subjekte politike opozitare dhe OJQ ndėrkohė qė i vetmi subjekt politik qė e ka pėrkrahur dhe kemi pasur takim me drejtuesit kryesor tė saj ėshtė ‘Lėvizja pėr Bashkim’.
Ne i falėnderojmė protestuesit qė dje ishin dinjitozė nė protestėn nė Mitrovicė, falėnderojmė gjithashtu Policinė e Kosovės e cila bashkė me ne ka kontribuar qė gjendja tė mos eskalojė sepse dikujt si kėsaj tė ashtuquajturės ‘Lėvizje’, i konvenon kacafytja me Policinė tonė siē ndodh gati nė ēdo protestė tė tyre. Ne jemi tė vetėdijshėm se pėr ē’do eskalim tė mundshėm pėrgjegjėsi kryesore mban organizatori nėse nuk e lajmėron protestėn nė Polici, nė momentin kur e lajmėron, siē e kemi bėrė ne, pėrgjegjėsia ėshtė e pėrbashkėt.
Kėshilli Organizues e vlerėson protestėn si tė suksesshme. Nė vazhdimėsi do t’i pėrcjellim zhvillimet politike dhe reagimet tona do tė jenė nė pėrputhje me situatėn.




Mbahet protesta nė Mitrovicė


Mitrovicė 30 maj 2010
Mijėra qytetarė nga Mitrovica dhe mbarė Kosova, morėn pjesė nė protestėn gjithėpopullore "Tė mbrohet Sovraniteti i Kosovės". Marshimi filloi nė ora 12 nga Sheshi i Jasharajve, pėr tė vazhduar mė pas deri tek sheshi "Isa Boletini". Tė pranishmėve iu drejtuan kryetari i OVL tė UĒK-sė Muharrem Xhemajli, i cili foli pėr qėllimet e protestės, vuajtjet e popullatės shqiptare nė veri tė Kosovės, neglizhencėn njėdekadėshe tė faktorėve relevantė, e nė mes tė tjerash tha : Strukturat ilegale dhe shefat e tyre qė hyjnė nė Kosovė si nė bashqen e vet, do tė pėrballen me reagimin tonė. E reagimi jonė do t’i mposht e do t’i turpėrojė edhe me keq sesa nė vitin 1999. Do tė binden qė luftėtarėt e lirisė janė mė tė fortė e me tė mobilizuar se kurrė mė parė.
Me njė fjalė rasti tė pranishmėve iu drejtua edhe Xhavit Jashari, kryetar i SHFD tė UĒK-sė, i cili nė mes tjerash tha se shoqatave tė luftės nuk iu interesojnė deklarimet e thėna apo tė shkruara tė qeverisė, EULEX-it, KFOR-it e partive politike, por iu intereson vetėm zgjidhja sa mė e shpejtė e ēėshtjes sė veriut tė Kosovės. z.Jashari tha se pėrgjegjėsia nuk ėshtė vetėm e faktorit ndėrkombėtar por edhe e institucioneve tė Republikės sė Kosovės.
Me gjithė disa provokimeve nga ana veriore e lumit Ibėr, pas thirrjes sė organizatorit, protestuesit u shpėrndanė tė qetė.
Lexoni fjalimin e kryetarit Muharrem Xhemajli




PROTESTĖ GJITHĖPOPULLORE tė DIELEN me 30 MAJ, ora 12:00 nė MITROVICĖ



28 maj 2010 Kėshilli Organizues i Protestės, tė premten me 28 maj 2010, nė konferencėn pėr media, ka shpalosur arsyet e mbajtjes se protestės, njėherėsh ka bėrė ftesė tė gjithė qytetarėve qė tė marrin pjesė masovikisht. Protesta e cila paraprakisht ėshtė e lajmėruar nė Policinė e Kosovės, do tė fillojė nė ora 12 nė Sheshin e Jasharajve nė Mitrovicė, prej nga do tė marshohet nė sheshin Isa Boletini. Protesta do tė jetė paqėsore dhe e dinjitetshme.

25 maj 2010 Kryesia e OVL tė UĒK-sė, nė mbledhjen e mbajtur sot, me datė 25 maj 2010, pas shqyrtimit tė situatės politike dhe tė sigurisė nė Kosovė, mori vendim tė kundėrshtoj ashpėr mbajtjen e zgjedhjeve tė Serbisė nė Kosovė, me kėtė rast:
Njoftojmė opinionin e gjerė se me datėn 30 maj 2010, nė Mitrovicė, Organizatat e dala nga lufta e UĒK-sė, organizojnė protestė gjithėpopullore me moto ‘ Tė mbrohet sovraniteti i Kosovės’.




Reagim kundėr arrestimit tė Veteranit tė Luftės Sabit Geci


Prishtinė 6 maj 2010
Me rastin e arrestimit tė veteranit tė luftės sė UĒK-sė Sabit Geci nga EULEX-i, tė gjithė luftėtarėve tė UĒK-sė, iu bė me dije, nga ky mision se “lufta jonė e pastėr ēlirimtare konsiderohet krim dhe nuk ka asnjė vlerė”.
Duke pasur parasysh, qė deri mė tani, asnjė gjė pozitive nuk erdhi nga ky mision, por vetėm u pėrkujdes qė Kosovėn dhe zhvillimin e saj ta lė prapa, ne do tė detyrohemi nė shqyrtimin e ndėrrimit tė formės sė reagimit.
E pėrkujtojmė edhe njėherė, qė detyrat qė i kishte ky mision, e sidomos nė luftimin e kontrabandės dhe krimit tė organizuar, qė bėhet nė pikė tė ditės, nė komunat veriore tė Kosovės, nuk janė realizuar. Ky mision, e ka lėnė tė uzurpuar 18% tė territorit sovran tė Republikės sė Kosovės, nga struktura ilegale qė udhėhiqen nga Beogradi, duke mos ndėrrmarrė asgjė, por edhe duke penguar qė me kėtė punė tė merren organet vendore.
Ky mision, i lė tė lirė kriminelėt qė morrėn pjesė nė terrorin dhe gjenocidin e organizuar nė Kosovė nga shteti serb, i lė tė lirė personat qė haptazi shprehen se kanė marrė pjesė nė vrasje tė komandantėve tė UĒK-sė e qė fshehen nėn petkun e deputetit, e pėr tu mbushur kupa, krimi i organizuar dhe kontrabanda bėhet edhe nga vet pjesėtarėt e EULEX-it, siē ishte rasti me policėt rumun.
Nė kėrkojmė qė Sabit Geci tė lirohet menjėherė, dhe tė ndėrpritet ky represion qė po bėhet ndaj veteranėve tė luftės sė UĒK-sė.
Nė ditėt nė vijim, nė do tė shqyrtojmė masat, qė kėtyre ofendimeve nė formė spektaklesh, t’i pėrgjigjemi shumė ashpėr edhe ne.
Kryesia e OVL tė UĒK-sė




NJOFTIM: 5 maji Dita e Dėshmorėve tė Kombit


Kosovė 5 maj 2010
Me rastin e 5 Majit, Ditės sė Dėshmorėve tė Kombit, Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė, nė tė gjitha komunat, organizon homazhe e nderime pėr Dėshmorėt. Kryesia Qendrore ndėrkaē, do tė merr pjesė nė manifestimin qė organizohet me rastin e kėsaj dite nė komunėn e Vitisė.




Reagim: VEPRIM I GABUAR NĖ VEND TĖ GABUAR


Prishtinė 29 prill 2010
Veprimi i policisė nė ditėn e pashembullt, kur njė popull varrosė veprimtarin e ēėshtjes kombėtare Ali Aliu, gabim i bėrė qoftė nė vend apo kohė si dhe veprimet e policisė, nė atė masė tė paparė para institucionit qė paraqet vendin e shenjtė tė burimit tė luftės ndaj sė keqės dhe luftimit tė veprave kriminale, pėr ēka me plot sinqeritet e pėrkrahim edhe ne veteranėt e UĒK-sė, vetvetiu kuptohet se dikujt po i duhet mė tepėr frikėsimi i popullit se sa veprimet civilizuese dhe ligjore.
OVL tė UĒK-sė, shprehė indinjatėn e vet, ndaj kėtyre veprimeve qė nuk synojnė luftėn ndaj sė keqės por sipas tė gjitha provave kanė indikacione qė janė nė kundėrshtim me qėllimin e veprimtarisė sė Policisė, tė frikėsimit tė popullit apo te mė e keqja, tė ngacmimit tė tij pėr veprime qė ne nuk i dėshirojmė nė asnjė mėnyrė.
Veprimet e policisė sė EULEX-it, nė rastin e fundit, lidhur me hetimet ndaj ministrit Fatmir Limaj, jo vetėm qė janė nė kundėrshtim tė plotė me procedurėn e Kodit tė Procedurės Penale nė Kosovė por gjithsesi, shkelin tė gjitha aktet e veprimeve, qoftė humane por edhe procedurale. Asnjė veprim paraprak apo indikacion tjetėr nuk ka patur policia e EULEX-it, me rastin e zhvillimit tė kėtyre tė hetimeve, se do tė pėrballen me farė veprimi joligjor apo qė tė kenė farė baze konfliktuoze. Pėrdorimi i gjithė asaj force, pėr tė kontrolluar njė ministri tė Qeverisė sė Kosovės e madje para mjeteve tė informimit publik pos qė paraqet rast eklatant tė njė veprimi tė palejueshėm dhe tė panevojshėm, njėkohėsisht, jemi tė mendimit se prapa kėtij veprimi fshihet edhe qėllimi jocivilizues i trysnisė dhe frikės sė popullit tė Kosovės. Sikurse dihet, EULEX-si nuk e ka kėtė mision nė Kosovė. Andaj, vetvetiu lind dyshimi se ai po tenton qė pėrmes kėsaj forme ta mbajė nė ankth popullin e Kosovės, kurse opinionin ndėrkombėtar ta senzibilizojė se nė Kosovė vetėm forca ėshtė zgjidhje, fakt ky krejtėsisht i gabuar dhe joreal.
OVL tė UĒK-sė, ėshtė pėr sundimin e ligjit, por jo pėr spektakle tė Policisė sė Kosovės dhe Policisė sė EULEX-it.

Reagimi ėshtė bėrė sot, nga Kryesia e Organizatės dhe nėnshkruar nga kryetari Muharrem Xhemajli.




U dorėzuan ēelėsat e shtėpisė se ndėrtuar nga donacioni i kompanisė Buēaj dhe TEB Bankės


Shtime 28 prill 2010
Nė Shtime iu dorėzuan ēelėsat e shtėpisė, veteranit tė luftės, Ali Selimi. Nė kuadėr tė ndėrtimit tė shtėpive pėr veteranėt e invalidėt e luftės, qė bėhet me ndihmėn e donatorėve tė shumtė, nė koordinim me Zyrėn e Veteranėve pranė Kryeministrit, kompania Buēaj dhe TEB banka ka ofruar ndėrtimin e 4 shtėpive. Kėto shtėpi janė ndėrtuar nė komunat e Shtimes, Klinės, Mitrovicės dhe Vushtrrisė.
Kryetari i OVL tė UĒK-sė, Muharrem Xhemajli, duke falėnderuar donatorėt, inkurajoi edhe tė tjerėt qė tė bashkėngjiten nė kėtė aksion human nė mbėshtetjte tė atyre qė kontribuan nė ēlirimin e Kosovės. "Kjo ėshtė njė ndihmesė shumė e madhe pėr ne, e nė veēanti pėr bashkėluftėtarin tonė, i cili deri mė tash ka jetuar nė kushte shumė tė vėshtira" tha kryetari Xhemajli.
Nė kėtė solemnitet pėrveē donatorėve, morėn pjesė edhe ministri i Integrimeve Besim Beqaj si dhe u.d. i kryetarit te OEK-ut Safet Gėrxhaliu. Z.Gėrxhaliu theksoi se "ky nuk ėshtė rasti i parė dhe shpresoj se nuk ėshtė edhe i fundit dhe e shfrytėzojė rastin qė tė falėnderoj Buēaj dhe TEB Bankėn pėr kėtė hap, i cili me siguri do tė jetė model edhe pėr kompani tjera qė tė kontribuojnė nė pėrkrahje tė vlerave tė luftės".




Shėnohet dita e fillimit tė luftės nė Zonėn e Pashtrikut


Drenoc 26 prill 2010
Nė Drenoc tė Rahovecit, u mbajt njė manifestim ku u shėnua dita e fillimit tė luftės nė Zonėn e Pashtrikut. Nė manifestim tė pranishmėve, pėrveē tjerėve iu drejtuan edhe kryetari i Komunės sė Rahovecit Qazim Qeska, si dhe nėnkryetari i Organizatės Smajl Elezaj. Duke shpjeguar rėndėsinė e kėsaj dite pėr masovizimin e luftės sė UĒK-sė, mes tjerash Smajl Elezaj tha: "UĒK-ja me luftėn e saj kishte arritur me sukses tė sfidonte makinerinė vrastare serbe, nė njė anė dhe njė pjesė tė opinionit tė brendshėm qė po tregonte mospėrfillje dhe jokoshiencė pėr rrjedhėn dramatike tė ngjarjeve, mbase edhe nostalgji pėr platformėn absurde tė pacifizmit nė njė kohė kur nė Kosovė kishte nisur lufta e armatosur shqiptaro-serbe".
Pas pjesės foljore, u mbajt edhe njė program i pasur artistik, si dhe u zbulua njė pllakė pėrkujtimore pėr Dėshmorėt e Kombit.




Delegacioni i OVL tė UĒK-sė po merr pjesė nė konferencėn e KEVL - CEAC


Paris 22-24 prill 2010
Delegacioni i Organizatės i pėrbėrė nga Muharrem Xhemajli kryetar dhe Fatmir Shurdhaj nėnkryetar, po qėndron nė Paris, nė njė konferencė treditore tė organizuar nga Konfederata Evropiane e Veteranėve tė Luftės - CEAC. Nė punimet e konferencės, duke u vlerėsuar puna e KEVL-CEAC, u kėrkua njė bashkėpunim mė i madh nė mes tė vendeve anėtare. Gjithashtu, nė konferencė, u vlerėsua roli i OVL tė UĒK-sė dhe bashkėpunimi i saj me organizatat e tjera mbarė Evropės.
Gjatė qėndrimit nė Francė, delegacioni i Organizatės, u takua edhe me veteranė tė luftės dhe bashkėatdhetar qė jetojnė atje.




NJOFTIM: Manifestimi "Ditėt e Krenarisė"


Prishtinė 17-24 prill 2010
Degėt e Organizatave tė dala nga lufta e UĒK-sė nė Prishtinė, nė bashkėpunim me komunėn e Prishtinės dhe asociacione tė tjera, organizojnė Manifestimin "Ditėt e Krenarisė".
Agjenda e Manifestimit:
17 prill:
Ora 10:00 Aktivitet sportiv “Krosi i Krenarisė” zhvillohet nė Sheshin Nėna Terezė, nė bashkėpunim Shoqatėn e Pedagogėve, pjesmarrės nxėnėsit e shkollave tė mesme dhe fillore tė kryeqytetit.
Ora 11.00 Gara nė Shenjėtari. Nė bashkėpunim me Federatėn e Shenjėtarisė sė Kosovės, duke vazhduar traditėn, organizohet garė nė shenjėtari “Kupa e Krenarisė nė Shenjėtari”, pėr nder tė Dėshmorėve tė Kombit.
Ora 12.00 Nė grupe tė organizuara nė bashkėveprim me profesorėt dhe nxėnėsit e shkollės nė kryeqytet, bėhen vizita nė tė gjitha familjet e dėshmorėve.
18 prill:
Ora 10:00 Homazhe nė Varrezat e Dėshmorėve nė Prishtinė
Ora 10:45 Vendosja e luleve pranė pėrmendores sė Zahir Pajazitit
Ora 11:00 Nė formė tė organizuar nė bashkėpunim me bashkėqytetarėt bėhet dhurimi i gjakut, nė sheshin Zahir Pajaziti.
Ora 13:00 Nė Viti tė Marecit mbahet manifestim pėr nder tė Dėshmorėve tė Kombit.
Ora 14:45 Homazh nė fshatin Mramor, nė Varrezat e Dėshmorėve dhe Martirėve
Ora 15:15 Homazh nė fshatin Makoc, ku janė tė varrosur civilėt qė u vranė nga forcat serbe
Ora 16:30 Homazh nė fshatin Sharban, pranė Pėrmendores sė Dėshmorėve
Ora 18:00 Akademia Pėrkujtimore Pallati i Rinisė Salla e Kuqe
19 prill:
Ora 13:00 Veteranėt e Luftės, pėrfaqėsuesit komunal dhe bashkėqytetarėt, do tė mbjellin fidane nė mes tė Bulevardit tė Dėshmorėve dhe rrugės 28 Nėntori ( kryqėzimi para ndėrtesės sė PTK-sė pjesa e gjelbėruar)
19-24 prill
Ora 17:00 organizohet turnir i futbollit “Kupa e Krenarisė nė Futboll”. Mjetet materiale qė grumbullohen nė turnir dedikohen pėr qėllime humanitare.




Reagim kundėr vendimit tė Gjykatės Kushtetuese rreth emblemės sė Prizrenit


Prishtinė 6 prill 2010
Kryesia e Organizatės, nė njė mbledhje tė mbajtur sot nė Prishtinė, ka reaguar kundėr vendimit tė Gjykatės Kushtetuese rreth emblemės sė Komunės sė Prizrenit..
Tekstin e plotė e lexoni nė rubrikėn Komunikata.