Arkivi i lajmeve Janar - Mars 2006

Përkujtohet Dita e fillimit të Luftës në Dukagjin

Gllogjan - Deçan 25 mars 2006
Me 25 mars 2006, në Gllogjan, pas homazheve në Varrezat e Dëshmorëve, me rastin e Ditës së fillimit të luftës në Zonën e Dukagjinit, u mbajt manifestim festiv me rastin e lirimit nga burgu i UNMIK-ut të Gjeneralit Daut Haradinaj. Dauti në kohën e arrestimit arbitrar dhe të padrejtë në vitin 2002 ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së. Dy bashkluftëtarë të tij Ramush Ahmeti dhe Ahmet Elshani u liruan kohë më parë, derisa Bekim Zekaj veteran i UÇK-së ende mbahet padrejtësisht në burg.
Në ora 17 në Deçan, u mbajt Akademia Përkujtimore në nderim të dëshmorëve të rënë në Zonën Operative të Dukagjinit.
Bartës së këtij organizimi ishin Organizatat e Luftës të komunave Burim, Pejë, Deçan e Gjakovë, të cilat i dhuruan Gjeneral Dautit një mirënjohje për kontributin e tij në luftë dhe në paqe.



Me 21 mars 2006 përkujtohet Xheladin Gashi - PLAKU

Prishtinë 20 mars 2006
Në njëvjetorin e ndarjes nga ne, të Veteranit të Luftës së UÇK-së Gjen. Xheladin Gashi - PLAKU, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizon Akademi Përkujtimore.
21 mars 2006, 11:00-12:00 homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Velani - Prishtinë
21 mars 2006 - 16:00 Akademia Përkujtimore në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Pjesëmarrja juaj nderon veprën e luftëtarëve të UÇK-së



Përfaqësuesit e Organizatave të Luftës i urojnë detyrën kryeministrit Agim Çeku

Prishtinë 18 mars 2006
Në nje takim të mbajtur në zyren e kryeministrit Çeku, Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, i uruan detyrën e re ish komandantit të TMK-së. Kryeministri Çeku njoftoi Organizatat se e ka emëruar Arif Muçollin si këshilltar për avansimin e vlerave të luftës. Në shqetësimin e shprehur të ish luftëtarëve rreth mundësisë së ekstradimit të veteranit të luftës Naser Shatri në Beograd, Çeku tha se është i sigurtë se kjo nuk do të ndodh dhe se ai si kryeministër do të angazhohet personalisht në këtë çështje.
Në takim u bisedua edhe rreth jetësimit të ligjit për kategoritë e luftës, si dhe për themelimin e Klubit të veteranëve dhe Muzeut Ushtarak. Sherif Krasniqi kryetar i OVL të UÇK-së shprehu bindjen se kryeministri Çeku në asnjë mënyrë nuk do të lejojë shkeljen e vlerave të luftës që janë shkelur vazhdimisht pas luftës në Kosovë.



Përkujtohen Dëshmorët e 17 marsit

Kosovë 17 mars 2006
Në të gjitha varret e Dëshmorëve të 17 marsit 2004, u bën homazhe dhe u vendosën kurora lulesh, në prezencën e shumë qytetarëve. Të organizuara nga OVL të UÇK-së, homazhet ishin madhështore dhe të dinjitetshme. Drejtuesit e Organizatave të Luftës, nëpër vizitat e tyre në familjet e Dëshmorëve, folën për rëndësinë e demonstratave gjithëpopullore të 17 Marsit 2004, rëndësinë politike të tyre dhe kthesën që sollën ato demonstrata në zhvillimet politike në Kosovë.
Manifestimi qendror u zhvillua në Fierzë të Pejës, ku u nderua Dëshmori i Kombit Esat TAHIRAJ, anëtar i Këshillit Drejtues së Organizatës në Pejë, i ekzekutuar nga milicia e UNMIK-ut.



Komandanti i TMK-së Sylejman Selimi viziton Organizatat e Luftës

Prishtinë 17 mars 2006
Gjeneral lejtnant Sylejman Selimi, komandant i TMK-së, u takua me udhëheqësit e Organizatave të dalura nga Lufta e UÇK-së. Kryetari i OVL të UÇK-së Sherif Krasniqi në emër të Organizatave, ia uroi detyrën Gjeneral Selimit, duke shprehur bindjen se së shpejti do të kemi Ushtrinë e Kosovës.
Në takim u bisedua rreth rrugëtimit të TMK-së drejt një ushtrie moderne me standarde të NATO-s. Gjithashtu veteranët u interesuan për mundësinë e kthimit të ish eprorëve të TMK-së që janë larguar me vendime arbitrare nga UNMIK-u.
Takimi ishte shumë miqësor dhe konstruktiv. Gjeneral Selimi tha se e konsideron veten si në shtëpinë e vet pasiqë gjendet ne mesin e bashkluftëtarëve të vet.



Kryesia e OVL të UÇK-së takohet me përfaqësuesin e Zyres Suedeze në Prishtinë

Prishtinë 9 mars 2006
Përfaqësuesi i Zyres Suedeze në Kosovë, Fredrik Ahliny vizitoi sot Selinë Qendrore të Organizatës. Në takim u zhvillua një bisedë konstruktive rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë dhe rreth definimit të statusit të ardhshëm të Kosovës.
Afrim Kuleta nënkryetar i OVL të UÇK-së rikujtoi përfaqësuesin suedez rreth përcaktimit të Organizatës konform vullnetit të popullit shumicë në Kosovë. Çdo zgjidhje tjetër jashtë vullnetit të popullit do të jetë e papranueshme.



Kryesia e OVL të UÇK-së takohet me Zyren e Monitorimit të BE-së

Prishtinë 8 mars 2006
Përfaqësuesi i Zyres së Monitorimit të BE-së në Kosovë, vizitoi sot Selinë Qendrore të Organizatës, ku u interesua për mendimin e veteranëve të luftës rreth ndryshimeve të fundit në skenën politike të Kosovës.
Sherif Krasniqi kryetar i Organizatës shprehu dëshirën që ndryshimet të jenë rrënjësore dhe në interes të popullit të Kosovës.



Përfaqësuesit e Organizatave të Luftës takohen me përfaqësuesin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z.Bujar Muharremi

Prishtinë 8 mars 2006
Sherif Krasniqi kryetar i OVL të UÇK-së, Faik Fazliu kryetar i SHIL të UÇK-së dhe Xhavit Jashari kryetar i SHFD të UÇK-së, vizituan Zyren përfaqësuese të R. të Shqipërisë në Kosovë, me ftesën e shefit të zyres z.Bujar Muharremi. Takimi kishte karrakter njohës dhe u mbajt në një frymë të përzemërt dhe vëllazërore.
Në bisedë u shqyrtua situata politike në Kosovë dhe u shkëmbyen mendime rreth të ardhmes së Kosovës. Përfaqësuesit të R. së Shqipërisë iu kërkua që të kontribojë në avansimin e statusit dhe të drejtave të kategorive të luftës dhe u kërkua hapja e një zyre që përfaqëson tri kategoritë e luftës në Tiranë, pasiqë numri i luftëtarëve nga shteti amë është mjaft i madh.



Mbahet manifestimi EPOPEJA e UÇK-së

Kosovë 5 - 7 mars 2006
Në organizim të Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së dhe Qeverisë së Kosovës, u mbajt manifestimi Epopeja e UÇK-së. Me 5 mars u organizua manifestimi qendror në stadiumin e Prishtinës, me marshimin e njësive të TMK-së dhe me fjalimet e personaliteve politike e ushtarake të Kosovës. Me 6 mars u bën homazhet nëpër të gjitha varrezat e dëshmorëve në Kosovë si dhe Akademia Solemne në Prishtinë, ndërsa me 7 mars, në ora 18 u ndezën zjarret në Prekaz si dhe në vende të tjera anekënd Kosovës.
Përfaqësues të Organizatave të Luftës, morën pjesë në të gjitha organizimet e Epopesë. Me 6 mars, delegacionet e Organizatave vizituan të gjitha varrezat e Dëshmorëve, duke vendosur lule e duke bërë nderim pranë varreve të shokëve të rënë.



Qendra Arsimore Gylistan dhe Instituti i Integrimit të Jetimëve të Kosovës ofrojnë bashkpunim me Organizatat e Luftës

Prishtinë 1 mars 2006
Në një vizitë që i bën zyres qendrore të OVL të UÇK-së, drejtoresha e Gylistan Education Center znj. Majlinda Hajrullahu dhe drejtoresha e IIJK znj. Shukrie Bajrami, ofruan bashkpunimin e tyre në organizimin e kurseve të gjuhës angleze, gjermane dhe kursit të kompjuterëve, falas, për kategoritë e dalura nga Lufta e UÇK-së.
Përfaqësuesit e OVL të UÇK-së vlerësuan kontributin e këtyre institucioneve arsimore dhe humanitare për kategoritë e Luftës së UÇK-së.



Organizatat e dalura nga Lufta presin Komisionarin e Lartë të OSBE-së për Pakica Kombëtare Ambasadorin Rolf Ekeus

Prishtinë 1 mars 2006
Komisionari i Lartë i OSBE-së për Pakica Kombëtare Ambasadori Rolf Ekeus, në një takim me Organizatat e Luftës, ka kërkuar nga veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve asistencën e tyre në pajtimin mes dy popujve shqiptarë e serbë, si dhe në kthimin e të zhvendosurve serbë në Kosovë. Ambasadori Ekeus vlerësoi se Organizatat e Luftës kanë një rol shumë të rëndësishëm dhe tregoi për angazhimin e OSBE-së në zhdukjen e mosmarrëveshjeve në mes të komuniteteve në Kosovë.
Sherif Krasniqi kryetar i OVL të UÇK-së foli për karrakterin humanitar të luftës së UÇK-së, luftë e cila nuk ishte e drejtuar kundër civilëve por kundër makinerisë okupuese të vendosur në Kosovë.
Përfaqësuesit e Organizatave të Luftës u zotuan në asistencën e tyre për kthimin e të gjithë të zhvendosurve në Kosovë, duke vën theksin e veçantë në kthimin e të zhvendosurve shqiptarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre në veriun e Kosovës.



Krerët e Organizatave të dalura nga Lufta e UÇK-së takohen me kryeministrin Bajram Kosumi

Prishtinë 28 shkurt 2006
Organizatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, kanë filluar kontaktet me institucionet e përkohshme vetëqeverisëse të vendit. Me ftesën e kryeministrit Kosumi, delegacioni i Organizatave i përbërë nga Sherif Krasniqi, Faik Fazliu, Xhavit Jashari dhe Faton Klinaku, zhvilluan një takim në zyren e kryeministrisë.
Temat që u diskutuan në këtë takim ishin Projektligji për vlerat e luftës; Kompleksi Memorial Adem Jashari; Projektligji për Ditën e Dëshmorëve; Epopeja e UÇK-së, por më së shumti u fokusuan rreth zhvillimeve që kanë të bëjnë me statusin politik të Kosovës.
Kryeministri shprehu bindjen se përpjekjet e institucioneve të Kosovës do të kurorëzohen me shtetin e Kosovës, e në anën tjetër Organizatat e Luftës vlerësuan se zhvillimet rreth statusit politik janë të dëmshme dhe të papranueshme. Sherif Krasniqi ndër të tjera u zotua se “do të jemi në gjendje ta mbrojmë atë për të cilën është derdhur gjaku i dëshmorëve”. Ai foli edhe kundër standardeve dhe decentralizimit duke i përsëritur qëndrimet e njëjta që Organizatat e Luftës i kanë paraqitur publikisht edhe më parë.



Reagime të Subjekteve të dalura nga Lufta e UÇK-së

Prishtinë 17 shkurt 2006
Subjektet e dalura nga Lufta e UÇK-së, kanë reaguar në reagime të ndara rreth keqtrajtimit fizik të pjesëtarëve të UÇK-së dhe gjyqit të montuar kundër Gjeneral Selim Krasniqit e shokëve të tjerë. Gjithashtu përmes një komunikate është reaguar kundër fillimit të bisedimeve me Beogradin, me rastin e takimit të Vjenës.
Reagimin dhe komunikatën i gjeni në rubrikën e Komunikatave.



Fillon mbledhja e nënshkrimeve për peticionin, me anë të të cilit kërkohet emërtimi i Aeroportit të Prishtinës me emrin e Komandantit Legjendar ADEM JASHARI

Prishtinë 7 shkurt 2006
Subjektet e dalura nga Lufta e UÇK-së, kanë shpërndarë nëpër të gjitha komunat e Kosovës tekstin e peticionit me anë të të cilit kërkohet nga Institucionet e Kosovës, emërtimi i Aeroportit të Prishtinës me emrin e Komandantit Legjendar ADEM JASHARI. Peticioni i drejtohet Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës si dhe Drejtorisë së Aeroportit të Prishtinës. Teksti i peticionit është me sa vijon:
Duke u nisur nga fakti se Aeroporti i Prishtinës është kompani publike me rëndësi të veçantë kombëtare, e i cili është i paemërtuar, atëherë e kemi parë të udhës dhe është me interes kombëtar që kjo kompani kombëtare të emërtohet me emrin e një figure emblematike të popullit shqiptar të Kosovës. Andaj, duke u nisur nga fakti relevant se figura dhe personaliteti i Komandantit Legjendar Adem Jashari është figura më emblematike e popullit shqiptar të Kosovës, atëherë, emërtimi i Aeroportit të Prishtinës me emrin ADEM JASHARI do të ishte një nderë dhe krenari për vet Aeroportin në radhë të parë, për Institucionet e Kosovës dhe popullin e Kosovës.
Ftohen qytetarët e Kosovës që masovikisht ta përkrahin këtë peticion. Shkarko Peticionin dhe shpërndaje



Në Mitrovicë mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues Qendror të OVL të UÇK-së

Mitrovicë 4 shkurt 2006
Të shtunën më 4 shkurt 2006, qëndroi në Mitrovicë Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së në krye me z. Sherif Krasniqi, kryetar. Fillimisht, anëtarët e këtij këshilli vendosën kurorë lulesh pranë Shtatores së Dëshmorit të Kombit Mehë Uka, pastaj vizituan Kullën e Isa Boletinit në Boletin, dhe bënë homazhe pranë varrit të dëshmorite Mehë Uka në Bajgorë.
Në mbledhjen e mbajtur, po ashtu në Bajgorë, përveç çështjeve që kanë të bëjnë me veprimtarinë e kësaj organizate u bisedua edhe për gjendjen politike në Kosovë, në veçanti në Mitrovicë.
Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së shpreh shqetësimi për zvarritjen e zgjidhjes së problemit të qytetit. Ishte konstatim i të gjithëve se fajtori kryesor është faktori ndërkombëtar, KFOR-i dhe UNMIK-u sepse nuk kanë punuar në drejtim të bashkimit të qytetit, për faktin se në prezencën e tyre veprojnë sot e kësaj ditë rojet e urës, të cilat dirigjohen dhe financohen nga Beogradi, por krahas kësaj edhe faktori politik vendor nuk ka qenë këmbëngulës për zgjidhjen e këtij problemi, andaj u konstatua se ky problem paraqet një vatër të krizës për shpërthimin e konflikteve të reja.
Se është kështu dëshmon fakti se institucionet tona më shumë merren me probleme shumë më pak të rëndësishme se sa me bashkimin e qytetit, pa të cilin nuk do të ketë paqe në këto troje.
Anëtarët e këtij këshilli shprehën mospajtimin e tyre me tendencën e Komisioni komunal të Mitrovicës për emërtime dhe riemërtime, që sheshi ku është vendosur Shtatorja e Dëshmorit Mehë Uka të emërtohet me ndonjë emër tjetër e jo me emrin e dëshmorit Mehë Uka. Këtë kundërshtim e shprehën me një peticion drejtuar këtij komisioni.
Pra, ky këshill u bënë apel komisioneve të tilla kudo qofshin, që gjithsesi në emërtimin e rrugëve, shesheve, shkollave e enteve të tjera të përfshihen figurat më të ndritura të historisë më të re të Kosovës e jo figura me të kaluarën e dyshimtë apo figura politike
Shqetësimi tjetër i anëtarëve të këtij këshilli dhe përgjithësisht i veteranëve të luftës së UÇK-së është moskujdesi institucional për pjesëtarët e luftës, nga të cilët një numër i madh ndodhet në gjendje tepër të rëndë ekonomike.



Loja me Kufomë – reagim i Subjekteve të Dalura nga Lufta e UÇK-së

Prishtinë 24 janar 2006
Lufta për pushtet i ka futur në amoralitet të tmerrshëm Institucionalistët e Kosovës dhe në një lojë të turpshme antinjerëzore dhe antihistorike.
Ne subjektet e dala nga lufta e UÇK-së, jemi të obliguar që para kësaj situate, të cilën e krijuan dhe po vazhdojnë ta krijojnë valltarët e politikës në Kosovë, të cilët po luajnë me ndjenjat e qytetarëve, duke dashur të ndryshojnë të kaluarën për të krijuar pozita të tyre në të ardhmen, të sqarojmë opinionin dhe të paraqesim qëndrimin tonë përkitazi me këtë çështje.
Këmbëngulësia në gjithë këtë lojë për të shëndrruar antivlerat në vlera, duke ngacmuar ndjenjat e luftëtarëve, invalidëve dhe familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre ka prapavijë të rrezikshme politike.
Ne pyesim këto Institucione?se çfarë bënë qe gjashtë vite për ata të cilët e ndryshuan gjendjen të cilën e kishim?çfarë bënë për ata që dhanë jetën dhe gjymtyrët e tyre?
Këto institucione asnjëhërë nuk bënë asgje as për varret e as për familjet e tyre bile as nga vet Ibrahim Rugova nuk u vizituan kurrë këto varreza dhe kurr nuk ja zuri goja që të ju thot Lavdi këtyre trimave që ja falen jeten atdheut. Dhe sot të merret një vendim i tillë për ta varrosur kufomen e Ibrahim Rugovës në këto varreza nuk i bën nderë Dëshmorëve të Kombit të cilët pushojnë në këto varre dhe me të drejtë fituan statusin e pavdekshëm- Dëshmorë i Kombit.
Janë po këta djem që nga i njëjti u quajtën pjellë e UDB-së, për këta djem u ftua edhe intërpoli për të hulumtuar veprimet e tyre që goditnin mbi milicinë dhe ushtrinë e okupatorit dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Kur Kosova ndodhej në luftë, kur veq kishin ndodhë masakra të mëdha në popullin tonë bile eddhe pas rënjes heroike të familjes Jasharaj dhe vet Komandanti Legjendar Adem Jashari, organizonte zgjedhje me qëllim të pengimit të luftës çlirimtare. Kur NATO ishte në përkrahje të Luftës çlirimtare me bombardimet e saj mbi caqet serbe i njëjti kërkonte ndërprerjën e tyre.
Aty ku ndodhi madhështia, aty ku u bë kthesa,aty ku u sakrifikuan tri gjenerata, aty ku ra komandanti legjendar dhe familja e tij nuk e vizitoi kurrë.
Ata të cilët me gjakun e tyre dhe jetën e tyre, e larguan okupatorin serb dhe krijuan mundësinë e krijimit të Institucioneve. Këto Institucione që nuk e respektuan dhe nuk e respektojnë këtë gjak të derdhur dhe këto vlera kombëtare, të marrin një vendim të tillë nuk është asgjë tjetër përveç se një lojë e paskrupullt politike për ti dhënë epitetin e lavdisë, atij që nuk e meriton.
Vendimi për varrimin e tij në varrezat e dëshmorëve, për ne është i papranueshëm dhe përgjegjësia do të bie mbi ata që po e bëjnë këtë.



OVL të UÇK-së 2000 - 2006