Arkivi i lajmeve Tetor 2006 - 2007
Në shumë komuna të Kosovës, fitojnë veteranët e luftës Prishtinë 20 dhjetor 2007 Pas çertifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 17 nëntorit dhe 8 dhjetorit 2007, doli në pah se në një të tretat e komunave të Kosovës, kryetarët e komunës do të jenë anëtarët e OVL të UÇK-së, të rreshtuar në parti të ndryshme. br>Ky fakt zgjon shpresën se në shumë komuna, aktivitetet e OVL të UÇK-së dhe në përgjithësi të organizatave të dalura nga Lufta e UÇK-së, do të mbështeten edhe në mënyrë institucionale. br> Megjithëse OVL të UÇK-së nuk ka shprehur preference për ndonjë kandidat, fitorja e antarëve të saj në Mitrovicë, Pejë, Lypjan, Skenderaj, e në shumë komuna tjera ka zgjuar shpresën e kategorive më meritore për lirinë e Kosovës, se problemet e tyre do të trajtohen institucionalisht.
Rivarroset Dëshmori i Kombit AGIM QELAJ Pejë - Kleçkë 18 dhjetor 2007 Njoftohet qytetarët e Kosovës se të marten me 18 dhjetor 2007 bëhet rivarrimi i Dëshmorit të Kombit AGIM QELAJ, epror i lartë i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Ora 10:00 mbahet Mbledhja Komemorative në Teatrin e Qytetit "Istref Begolli" në Pejë Ora 10:30 bëhen homazhet për Dëshmorin e Kombit në Sallën e Sporteve "Karagaq" në Pejë Ora 12:00 niset funerali nga Peja në drejtim të Kleçkës, nën përcjelljen e Gardës së Kosovës Ora 14:00 bëhet varrimi i Dëshmorit të Kombit AGIM QELAJ, në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Kleçkë Pjesëmarrja juaj nderon luftën e lavdishme të UÇK-së dhe gjakun e Dëshmorëve
REAGIM kundër proceseve të montuara politike ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së
Prishtinë 1 nëntor 2007 Ne, Organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ngrisim zërin dhe shprehim indinjatë të thellë, kundër proceseve të montuara politike ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së, nga gjykatat vendore dhe ndërkombëtare siç janë rastet: dënimi i bashkëluftëtarëve tanë në rastin e familjes Hajra, të cilët janë të dënuar pa kurrfarë prova materiale sepse janë zhdukur nga prokuroria dhe ka më shumë se një vit që nuk kanë marrë vendim nga gjykata se janë të dënuar; pastaj grupi i Selim Krasniqit me shokë e shumë raste të burgosjeve dhe dënimeve, me prova të fabrikuara nga pushtuesi e argatët e tij, me faktin e vetëm se kanë luftuar për lirinë e popullit të tyre. Luajtja e këtyre lojërave nga organet e UNMIK-ut, me këso veprime-me qëllime të caktuara, po e tensionojnë edhe më tepër situatën në Kosovë. Andaj, si subjekte të dalura nga lufta e UÇK-së, jo vetëm që kundërshtojmë këto veprime por apelojmë te të gjitha instancat kombëtare dhe ndërkombëtare, që të ndërpritet kjo politikë antishqiptare në Kosovë. Kërkojmë që të lirohen sa më parë të gjithë luftëtarët e UÇK-së sepse e kanë luftuar krimin e aparatit shtetëror të Serbisë okupatore, në të kundërtën jemi të detyruar që të organizojmë protesta kundër këtyre lojërave që bëhen në kurriz të luftëtarëve të lirisë.
Këshilli Drejtues i OVL të UÇK-së shqyrton situatën e përgjithshme në vend dhe procesin e statusit të
Kosovës
Prishtinë 18 shkurt 2007
Këshilli Drejtues i OVL UÇK-së ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën ka shqyrtuar situatën e përgjithshme në
vend dhe procesin e statusit të Kosovës. Pas diskutimeve dhe analizës së thellë të zhvillimeve në vend, KD i OVL të UÇK-së
lëshoi këtë deklaratë
1.OVL e UÇK-së rikonfirmon qëndrimin e palëkundur se zgjidhja e statusit politik të Kosovës duhet të jetë në përputhje
me vullnetin e popullit, i cili është në proces të realizimit të amanetit të dëshmorëve.
2.OVL e UÇK-se, kërkon që ushtria jonë e ardhshme të jetë në kontinuitet të vlerave të UÇK-së përmes
transformimit të TMK-së në ushtri, dhe është kategorisht kundër tendencave për anashkalimin e vlerave të UÇK-së dhe kërkon që
t'i ipet fund politikës për inkriminimin e këtyre vlerave.
3.OVL e UÇK-së u tërheq vërejtjen të gjitha subjekteve që të mos e keqpërdorin emrin dhe vlerat e UÇK-së. KD i
OVL të UÇK-së rikujton se UÇK-ja dhe vlerat e saj i takojnë vetëm popullit të Kosovës,
4.KD i OVL-së ëshë në vëzhgim të situatës në Kosovë dhe si rrjedhojë e kësaj ka marrë vendim për mobilizimin e
të gjitha strukturave në përgjigjje të pakompromis ndaj çdo tendence për nëpërkëmbjen e vullnetit të popullit për liri të
plotë.
Konferencë për media, rreth pakos për statusin e Kosovës
Prishtinë 28 janar 2007
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së së bashku me SHIL të UÇK-së dhe SHFD të UÇK-së në një konferencë për media, shprehën qëndrimin rreth planit të Ahtisarit për statusin e Kosovës, që pritet të zyrtarizohet me 2 shkurt 2007. Deklarata që u lexua në konferencë është me sa vijon:
1) Edhe pse nuk është bërë publik në tërësi Dokumenti i Ahtisarit për statusin e Kosovës, përmbajtja e botuar në disa media ndërkombëtare nuk shpreh në mënyrën e duhur vullnetin e qytetarëve të vendit për shtet të pavarur dhe sovran.
2) Ne presim që bashkësia ndërkombëtare ta njohë luftën tonë Çlirimtare dhe ta pranojë shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.
Pas luftës heroike të popullit, të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pas gjakut të derdhur nga dëshmorët e lirisë, pas gjymtyrëve të lëna në vijat e frontit nga invalidët e luftës, në Kosovë nuk do të pranohet asgjë më pak se pavarësia e plotë.
Gjenocidi serb mbi popullin tonë dhe ndërhyrja e forcave demokratike përkrah UÇK-së, e ka bërë të qartë këtë qysh në vitin 1999. Krimet e papara të forcave serbe mbi popullatën civile, gjaku i më shumë se 15 mijë të vrarëve e të masakruarve, mijëra të zhdukur, për fatin e të cilëve ende nuk dimë asgjë, gjaku i 2 mijë e 200 dëshmorëve, gjymtyrët e 2 mijë e 500 invalidëve të luftës, e kanë vulosur të ardhmen e Kosovës dhe nuk duhet të ketë asnjë hamendje në këtë drejtim. Kosova duhet të pranohet në familjen e kombeve të bashkuara si subjekt i barabartë me të gjitha shtetet e tjera. Në të kundërtën, tërheqim vërejtjen se procesi do të vështirësohet, duke e vënë në pikëpyetje gjithë investimin e bërë në vitet e pasluftës. Faktorët ndërkombëtarë e dinë se nuk mund të nëpërkëmbet e ardhmja e një populli që e ka vulosur atë me gjakun e bijve e bijave të veta. I kuptojmë shqetësimet e ndërkombëtarëve për pozitën e pakicave në Kosovë, por Kosova tashmë e ka dësahmuar se i pranon ato si pasuri të shoqërisë dhe vlerave të saj.
3) I bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që në vendimin për Kosovën ta ketë parasysh gjakun e dëshmorëve dhe të mijëra qytetarëve të flijuar për lirinë e vendit të tyre. Tani që presim ardhjen e Ahtisarit në Prishtinë, dëshirojmë t’i kujtojmë edhe një herë atij se lufta e UÇK-së ishte luftë kundër pushtimit, e jo siç janë përpjekur ta paraqesin qarqe të caktuara, rebelim kundër regjimit të Millosheviqit.
4) Vendi ynë duhet të ketë ushtrinë e vet, jo si kërcënim ndaj të tjerëve, por për sigurinë e vet dhe për mbështetjen e proceseve të paqes në rajon e më gjerë. KFOR-i duhet ta mbështesë një forcë aleate në Kosovë.Kemi thënë se e mirëpresim praninë e NATO-s, por edhe ajo duhet t’i pranojë vlerat tona ushtarake. Këtë e ka dëshmuar UÇK-ja gjatë luftës, dhe TMK-ja pas perfundimit të saj. Ndryshe, TMK-ja është edhe institucioni që ka bërë më së shumti në përmbushjen e standardeve të caktuara nga bashkësia ndërkombëtare. Këtë vlerësim e kanë bërë edhe vetë ndërkombëtarët. Prandaj duhet të avancohet misioni i saj në bërthamë të ushtrisë së ardhshme të vendit. Në këtë pikë, ne i tërheqim vërejtjen edhe Ekipit të Unitetit që të mos lejojë të ndodhë ndonjë gabim. Kosova e pavarur duhet të ketë edhe ushtrinë e vet.
5) Pavarësia është zgjidhja e vetme e cila do t’i mundësonte Kosovës zhvillim dhe prosperitet. Ne jemi të vetëdijshëm se Kosova është në gjendje të rëndë ekonomike. Këtë e thonë të gjithë, edhe ndërkombëtarët edhe vendorët. Por, jemi të vetëdijshëm gjithashtu se shkaku kryesor i këtij moszhvillimi është mungesa e pavarësisë. Dikur ishte pushtimi nga ana e Serbisë, sot është mungesa e subjektivitetit ndërkombëtar.
Shënohet DITA E VETERANIT
Prekaz – Gllogjan 30 dhjetor 2006
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shënoi sot solemnisht Ditën e Veteranit. Dita e Veteranit simbolizon rezistencën e armatosur ndaj pushtuesit sllav, konkretisht rezistencën e familjes Jasharaj me rastin e sulmit të parë të 30 dhjetorit 1991.
Manifestimi i kësaj dite shumë të rëndësishme për historinë e re të shqiptarëve, filloi në Prekaz, ku Kryesia e OVL të UÇK-së bëri homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari.
Më pas, në fshatin Rrezar të Deçanit, u bë tubimi i luftëtarëve të UÇK-së, nga të gjitha zonat operative të Kosovës, nga ku u bë marshimi me uniforma të luftës deri në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve në Gllogjan.
Pas homazheve masës së tubuar si dhe Veteranëve të Luftës, iu drejtua kryetari i Organizatës Faik Fazliu. Z. Fazliu thirri për unitet dhe angazhim të të gjithë faktorëve në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, duke tërhequr vërejtjen se veteranët e Luftës së UÇK-së nuk do të pranojnë asnjë zgjidhje e cila nuk përkon me amanetin e dëshmorëve të rënë.
Ndërkaq, kryetari i OVL të UÇK-së Pejë Nexhmi Lajçi, në emër të luftëtarëve të ZO të Dukagjinit, tërhoqi vërejtjen për angazhim të të gjithëve në realizimin e aspiratave të dëshmorëve e sidomos bashkluftëtarëve që sot janë në politikë dhe në institucionet më të larta të Kosovës.
Masës iu drejtua edhe Gjeneral Daut Haradinaj, i cili ftoi për bashkim në ndërtimin e shtetësisë së Kosovës, duke theksuar se viti 2007 do të jetë viti i ndërtimit të shtetit.
Pas ndarjes së mirënjohjeve për familjet Jasharaj, Haradinaj dhe Pajaziti, u mbajt një program i bujshëm artistik.
Vlen të theksohet se në fshatin Gllogjan u bë pritje për udhëheqësit e Organizatave të dalura nga Lufta e UÇK-së.
Manifestimi i Ditës së Veteranit është tradicional dhe organizohet ekskluzivisht nga OVL të UÇK-së.
OVL e UÇK-së pranohet si vezhguese në Federaten Botërore të Veteranëve të Luftës
Kuala Lumpur 2-7 dhjetor 2006
Nga data 2 dhjetor në Kuala Lumpur të Malejzisë po mbahët Asamblea Gjenerale e Federatës Botërore e Veteranëve të Luftës. Në këtë takim përfaqësohet edhe OVL e UÇK-së nga Kryetari i saj Faik Fazliu, me ftesë të Kryetarit të Federatës z.Hamit Ibrahim. Asamblea do të vazhdojë të mbahet deri me 7 dhjetor. Në këtë mbledhje OVL e UÇK-së ka statusin vëzhgues, ndërsa që nga mbledhja e rradhës do të jetë anëtare e Federatës Botërore me të drejta të barabarta.
Në foto: Kryetari i Organizatës Faik Fazliu me Kryetarin e Federatës Botërore të Veteranëve Hamit Ibrahim në Kuala Lumpur.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KEVL-së në Paris
Paris 25 tetor 2006
Për herë të parë pas pranimit të OVL të UÇK-së në Konfederatë, në cilësinë e anëtarit të barabartë kryetari i OVL-të UÇK-së Faik Fazliu, mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Konfederatës Evropiane të Veteranëve të Luftës, që u mbajt në Paris (Francë), ku para antarëve të Asamblesë z.Fazliu mbajti fjalim dhe në emër të të gjithë veteranëve të luftës së UÇK-së falenderoi organizatorët për pranimin e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së në Konfederatën Evropiane të Veteranëve si anëtare e përhershme e saj.
Më 26 dhe 27 tetor kryetari i OVL UÇK-së mori pjesë edhe në Konferencën ë parë ndërkombëtare në kujtesë për veteranet e Luftërave në mbarë botën, ë cila u mbajt ne zyret ë UNESC-os ne Paris..Aty ishin të pranishëm edhe përfaqësues të veteranëve nga e gjithë bota si dhe ministra dhe ambasadorë të ndryshëm.
Në këtë konferencë nga ministra të ndryshëm të veteranëve nga mbarë bota ,u shpjegua trajtimi që u bëhet veteranëve të lufës nga shtetet përkatëse.
OVL e UÇK –së që nga prilli i këtij viti është anëtare e Konfederatës së Veteranëve të Luftës (CEAC),dhe kjo ishte mbledhja e parë e mbajtur pas pranimit të Veteranëve të UÇK-së në Konfederatë.
Me propozimin e kryetarit të OVL-të UÇK-së,një prej mbledhjeve të ardhshme të Konfederatës, do të mbahet në Prishtinë.
Komunikata e 6 tetorit 2006 e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së
Prishtinë 6 tetor 2006
Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, u drejtohen me një komunikatë Popullit të Kosovës, Kuvendit, Qeverisë, Grupit të Unitetit, Zyrave të QUINT-it, UNMIK-ut, Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe antarësisë së gjerë veteranë, invalidë e familjarë dëshmorësh.
Teksti i plotë gjendet në rubrikën “KOMUNIKATA”.
|